VIDEO/ Rama tregon tokat e prodhimit shqiptar në Goriçan të Beratit

Fermerët e fshatit Goriçan në qarkun e Beratit, kanë shtuar aktivitetin bujqësor, ndërsa vitet e fundit po zgjerojnë gjithnjë e më shumë investimet në serra.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga tokat e prodhimit shqiptar në Goriçan të Beratit, ku shihen fusha të tëra të ‘pushtuara’ nga serrat dhe ku çdo pëllëmbë tokë e kësaj zone duket e mbjellë me prodhime bujqësore.

Goriçani është një nga zonat më prodhuese sa i përket eksportit në treg për prodhimet e serrave.Skemat e subvencionit në bujqësi dhe programi IPARD, janë një fakt konkret i rritjes dhe zhvillimit të bujqësisë, në mbështetjen që i adresojnë fermerëve dhe sipërmarrjeve që operojnë në këtë sektor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?