VIDEO/ Rama: Vermoshi, mahnitja e motoristëve nga Greqia

Fshati turistik i Vermoshit në Shkodër është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara për turistët e huaj. I ndodhur në një distancë prej gati 100 km nga qyteti i Shkodrës, në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit, Vermoshi është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook momente nga vizita e disa motoristëve nga Greqia, që kanë udhëuar për në Vermosh. “Vermoshi, mahnitja e motoristëve nga Greqia”, shkruan Rama.

Vermoshi përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit dhe shtrihet në një luginë me origjinë akullnajore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?