VIDEO/ Rama vijon fushatën edhe në shi: Bulevardi dhe pedonalja, kartëvizita e Devollit

Edhe pse në kushte atmosferike jo të mira, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me banorë të Devollit, ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki, Eduart Duro. Rama iu drejtua qytetarëve se nuk ka nevojë për fjalë shumë.

“Kemi projekte për të bërë, duhet ta shtrijmë në fund këtë bulevard dhe këtë pedonale që është bërë kartëvizita e Devollit.

Nuk e them për fjalë të bukura, por të majtë e të djathtë në Devoll e kanë një emërues të përbashkët, punën, njerëz punëtorë, njerëz të fortë, të sakrificës që i kanë duart me kallo njerëz që ne duam dhe do t’i mbështesim gjithnjë e më fort, pa i dalluar majtas e djathtas.

Juve ju duhet që qyteti, apo fshati, ku rrisni fëmijët, e ku keni familjen, të ketë rrugë, trotuare, ndriçim, shërbime, çerdhe, kopshte, shkollë, që qendrat shëndetësore të funksionojnë dhe bashkia të jetë një derë e hapur për të gjithë”, iu drejtua Rama qytetarëve.

SHKARKO APP