VIDEO/ Rama: Viti i Gjuhës Shqipe vendosi piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës

Viti 2024 ishte “Viti i Gjuhës Shqipe”, një nismë që tregon rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një përmbledhje të disa prej aktiviteteve kryesore të organizuara gjatë këtij viti.

”Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar. Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë.

SHKARKO APP