VIDEO/ Rama: Vlora ka nisur rrugëtimin si qyteti europian i sportit për vitin 2024

Vlora është përzgjedhur si “Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024” mes 13 vendeve të tjera europiane. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga ambientet sportive dhe aktivitetet që po zhvillohen në Lungomare. Në kuadër të kësaj ngjarje në ambientet e Lungomares do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, që do të jenë të pranishme gjatë gjithë vitit.

Vlora paraqiti kandidaturën në dhjetor 2023 pranë ACES Europe, ndërsa në Bruksel, në Parlamentin Evropian, gjatë ceremonisë së përvitshme të shpalljes së emërimeve për vitin 2024 (ACES Annual GALA Awards 2024), Vlora u shpall Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024.

Ky titull pritet të ketë një ndikim të madh edhe në promovimin e qytetit, pasi do të zhvillohen shumë aktivitete sportive. Marrja e këtij titulli synon që Vlora të angazhohet për të qenë një qytet sa më i rëndësishëm, dinamik dhe gjithëpërfshirës që përqafon shëndetin, duke nxitur pjesëmarrjen në aktivitetet sportive.

SHKARKO APP