VIDEO/ Rritja e pagës, Rama takon mësuesit: Do të shkojnë deri në 106,800 lekë
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi këtë pasdite me mësuese dhe mësues në Tiranë për planin e pagave për mësuesi, dije me dije sesa do të shkojnë pagat e tyre me rritjen e rrogës që ka bërë qeveria.
Kjo rritje pagash, tha kreu i qeverisë, është e parashikuar që të ndodh brenda 1 viti. Rama u kujdes të theksonte se pagat do të rriten për shkak të rritjes ekonomike që ka pësuar vendi, duke mos prekur borxhin publik.
“Në hapin tjetër që do të thotë vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Pra nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë mes 3500 për mësuesit e shkollës 9-vjecare, 3843 për të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit që të bërtasin më shumë, tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9-vjeçare do të kenë një pagë 95.550. Mësuesit në shkollën e mesme do e kenë 106800 lekë. Këto janë bazat pastaj ka sipas vjetërsisë e kualifikimeve që variojnë por ky është niveli i pagës së mësuesve”, tha Rama.