VIDEO/ Rruga që lidh Koplikun me 4 fshatra, ministrja Spiropali: Hap perspektiva të reja për agroturizmin

Në Malësi të Madhe po vijon puna për sistemimin e rrugës që lidh Koplikun me fshatrat Kalldrun, Stërbeq, Jubicë dhe Kamicë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht drejtuese politike e PS-së në qarkun Shkodër, Elisa Spiropali inspektoi sot punimet që po kryhen në këtë aks rrugor.

Spiropali tha se rikonstruksioni i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët, por edhe për turistët që duan të eksplorojnë bukuritë natyrore të kësaj zone.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky investim do të hapë perspektiva të reja për zhvillimin e agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë”, theksoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?