VIDEO/ ”S’është fëmija im”, lot dhe ulërima në varrimin e viktimës së aksidentit tragjik në Greqi
Greqia është në zi kombëtare, dhe 57 jetët e humbura nga aksidenti tragjik i përplasjes së dy trenave në Larisa, po përcillen për në banesën e fundit. 34-vjeçarja Athena Katsara, nëna e një fëmije të vogël, e cila ndodhej së bashku me bashkëshortin në trenin që u përplas në Larisa, këtë të premte është përcjellë për në banesën e fundit.
Ajo u identifikua mbrëmjen e djeshme dhe u përcoll sot për në banesën e fundit në vendlindje në prani të të afërmve dhe miqve të shkatërruar. Trupi i saj mbërriti herët pasdite në Kishën e Shenjtë të Agia Anna-s në një arkivol të bardhë të mbyllur.
Mediat greke kanë publikuar dhe lamtumirën e fundit të 34-vjeçares, ku nëna e pikëlluar dëgjohet duke bërtitur në arkivolin e mbyllur. “Nuk mund të jetë fëmija im, është e padrejtë”, dëgjohet të thotë nëna e pikëlluar.
”Tragjedia e Greqisë, është edhe tragjedia jonë”, me këto fjalë kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria ka shpallur që data 5 mars do të jetë ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.
KOHA JONË SONDAZH

