VIDEO/ Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipërinë!
Deputeti Dashamir Shehi është përcjellë sot me duatrokitje nga foltorja e Kuvendit, pas një fjalimi të ndjerë e plot revoltë që ka mbajtur në Parlament për varfërinë.
Ai shpjegoi me fakte nga Elbasani pse ka dhe do të ketë varfëri në Shqipëri”
“…Sepse ky grup njerëzish që qeveris sot, – tha Shehi, – mendon se të varfrit janë të pazotë dhe këta janë gjenitë e Shqipërisë që mund të bëjnë miliona. Prandaj të gjithë janë drejtuar drejt parave!
Fukarenjtë e Shqipërisë, është një batutë që nuk kisha qejf ta thosha, në darkë venë sofrabezin dhe atë pjatën e supës e tasin e kosit. Këta zotërinjtë këtu, ky i pari, venë hartën e Shqipërisë për darkë. Dhe vënë gishtin: Ka tepruar dhe kjo tokë këtu, ka tepruar edhe kjo, ta bëjmë kullë! Ka tepruar dhe kjo miniera e do ta marrim! Ka tepruar edhe ky pusi, t’ia japim këtij.
Këto, fukarenjtë venë sofrabezin të hanë fukarallëkun e vet për darkë, këta venë hartën e Shqipërisë për të ngrënë nga një copë Shqipërie për natë. Ndaj ka varfëri këtu!”
KOHA JONË SONDAZH

