VIDEO/ Shërbesa në kujtim të Kryepiskopit Anastasi, besimtarët në lot bëjnë homazhe
Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastasi ka mbërritur në Tiranë. Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në spitalin “Evangelismos” në Athinë, mëngjesin e së shtunës.
Kambanat e vajit vijuan të binin gjatë gjithë kortezhit ndërsa besimtarët e shumtë e pritën arkëmortin me lule dhe degë dafine të cilat simbolizojnë paqen dhe mirësinë.
Në homazhet për Kryepeshkopin Anastas do të marrë pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.
Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11.00. Në nderim të Anastasit u shpallën 5 ditë zie kishtare. Ndërsa në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u zgjodh mitropoliti i Korçës, Imzot Joani.