VIDEO/Sherr në komisionin e medias për Teatrin

Në komisionin parlamentar të medias po diskutohet projekligji i propozuar nga qeveria për shembjen e Teatrit Kombëtar. Opozita ka thirrur në diskutim ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila mbron projektin që i jep tokën privatit për ndërtimin e një teatri të ri dhe shembjen e atij ekzistues.

Mes deputetëve të PD, LSI dhe ministres Mirela Kumbaro  janë zhvilluar debate shumë të ashpra. Shpesh herë nuk kanë munguar dhe tonet e larta dhe fjalët me karakter fyes.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë për projektligjin për Teatrin, duke thënë se do të vjedhë. Sipas Vokshit, mbledhjet janë vendosur qëllimisht ngjitur me njëra-tjetrën për të shmangur debatet. Ministria e Kulturës është paraqitur sot në mbledhjen e Komisionit të Medias ku do të diskutohej projektligji për Teatrin e Ri Kombëtar. Nuk kanë munguar replikat me Vokshin.

Pjesë nga replikat:

Vokshi: Po vidhni pronën, po i kërkoj ta tërheqim këtë projektligj. Zoti Ylli mos më bërtit.

Ylli: Lëreni ministrën të flasë.

Kumbaro: Mos më ndërprit.

Vokshi: Zonja ministre po iu bëj thirrje tërhiqni projektligjin, për hir të asaj karrikeje. Jeni akoma në kohë për e të shpëtuar dinjitetin tuaj. Mos bëni kryesekretaren e kryehajdutit. Tërhiquni! Po vjedh pronën publike në mes të Tiranës. A do të tërhiqeni nga projektligji?

Kumbaro: Do të përgjigjem kur të më pyesni për temën e ditës. Më jep fjalën dhe mos më ndërpre.

Vokshi: Këtu drejtoj unë!

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1942906995760472/

SHKARKO APP