VIDEO/ Sheshi i Flamurit, Rama: Projekt unikal për Vlorën

Placeholder Image

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, i cili është rindërtuar. Kreu i qeverisë bën me dije se aty po mbyllen detajet e fundit. Po ashtu ai shton se ky projekt është unikal për Vlorën.

Sheshi në monumentin e pavarësisë ka marrë trajtat e flamurit kombëtar.

“Dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?