VIDEO/ “Sistemi TIMS ka rënë”, denoncimi te Berisha: Policia në Rinas fotografon pasaportat me celular
Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari në Facebook, i cili deklaron se Policia në Rinas po fotografon pasaportat e pasagjerëve, për shkak të prishjes së sistemit TIMS.
“Mirë se vini në protektoratin e Krimit. Shkatërrimi i TIMS nga Rama-Balla detyron policët të fotografojnë me celular pasaportat e udhëtarëve.
Lexoni mesazhin e udhëtarit dixhital: Doktor, është ora 2 e mengjëzit, sistemi dolën. Cunat dhe gocat e kufirit nxorrën cel dhe u bënin foto pasaportave”.