VIDEO/ Skema Kombëtare në Bujqësi, Denaj dhe Gjiknuri: Në fokus të qeverisë, por ka ende punë për të bërë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, së bashku me drejtuesin politik të PS-së për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, prezantuan gjatë një takimi me fermerë të Elbasanit masat mbështetëse dhe risitë e Skemës Kombëtare Mbështetëse në Bujqësisë 2024.
Gjiknuri tha se në fokus të mbështetjes së qeverisë qëndron bujqësia, si sektori me të cilin shumë njerëz kanë të lidhur jetën e tyre. “Falë subvencionimit shihet se po rritet sipërfaqja e mbjellë, serrat, prodhimi bujqësor dhe interesi i fermerëve, por natyrisht që ka dhe sfida që vijnë nga demografia mungesa e infrastrukturës, por që mund të përballohen më mirë dhe në bashkëpunim me qeverinë”, tha ai.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vuri në dukje se kohë pas kohe në këtë rajon shihet progresi që është bërë, por natyrisht ka ende punë për të bërë akoma.
“Skema Kombëtare e vitit të kaluar pati një fond prej 51 milionë usd dhe përfituar 65 mijë fermerë të cilët sot janë të parët që duhet të aplikojnë në skemën kombëtare 2024 prej datës 27 mars. I bëj thirrje 65 mijë fermerëve dhe blegtorëve që për tri javë rresht të bëjnë bashkë të gjitha kushtet për të cilën kjo skemë kërkon të japë edhe më shumë se vitin e kaluar”, tha Denaj.