VIDEO/ Stërvitja ”Defender Europe 25”, kryeministri Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit

Stërvitja ”Defender Europe 25” ka nisur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, thekson se Shqipëria si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

”Ka nisur zyrtarisht në orët e para të mëngjesit stërvitja shumëkombëshe ”Defender Europe ‘25”. Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik’‘, shprehet Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?