VIDEO/ Tedi Blushi: Çmimi i kripur i energjisë, “dhuratë” nga korrupsioni i Edi Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se nga 1 tetori, qytetarët do të përballen me çmimin e kripur të energjisë, që sipas tij, do të jetë një “dhuratë” nga korrupsioni i Edi Ramës. ”Dëgjoni zërin e pensionistëve dhe hiqni dorë nga vendimi arbitrar! Rritni fashën në 1200 kw në muaj”,-krah video-s të publikuar në facebook.
Postimi i plotë
Rritja e çmimit të energjisë elektrike për kalimin e fashës 800 kw në muaj do të thellojë krizën ekonomike për mijëra familje dhe biznese në Shqipëri.
Në veçanti do të rrënohen pensionistët, që përveç faturave të larta të ushqimeve dhe ilaçeve që mezi po i përballojnë, nga 1 tetori do të përballen seriozisht edhe me çmimin e kripur të energjisë, “dhuratë” nga korrupsioni i Edi Ramës.
Dëgjoni zërin e pensionistëve dhe hiqni dorë nga vendimi arbitrar! Rritni fashën në 1200 kw në muaj!