VIDEO/ Tedi Blushi: Vlora është përmbytur nga plehrat si kurrë më parë, dëshmi e përçmimit nga Rama
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një video nga Vlora, thotë se kryeministri Edi Rama nga keqqeverisja dhe përçmimi, ka bërë që plehrat të përmbysin qytetin si kurrë më parë. “Më 5 prill 2021, Damian Gjiknuri në emër të Edi Ramës u premtoi familjeve të kësaj lagjeje pastrim nga mbeturinat, rrugë të asfaltuara, kanalizime dhe investime moderne në infrastrukturë. Premtimet sot janë harruar dhe situata nuk ka nevojë për komente”.
Postimi i plotë
Vlora, ku Kryeministri është deputet, është përmbytur nga plehrat si kurrë më parë. Situata skandaloze në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, rreth 1 km larg Lungomares dhe 4 km larg Bashkisë, është një dëshmi e përçmimit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Qeveria dhe pushteti vendor i “Rilindjes”.
Më 5 prill 2021, Damian Gjiknuri në emër të Edi Ramës u premtoi familjeve të kësaj lagjeje pastrim nga mbeturinat, rrugë të asfaltuara, kanalizime dhe investime moderne në infrastrukturë. Premtimet sot janë harruar dhe situata nuk ka nevojë për komente.
Kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja. Rikthimi i pashmangshëm i opozitës në Bashkinë e Vlorës dhe në të gjitha bashkitë e Shqipërisë do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të qytetarëve.