VIDEO/ ”Thirr popullin këtu, të futen brenda”, deputetët për*lasen me Gardën në derën e Kuvendit
Deputetët e PD-së së Sali Berishës dhe të grupit të Gazment Bardhit kanë kërkuar që të futen brenda Parlamentit, por nuk janë lejuar nga Garda e Republikës. Deputetët si Ervin Salianji, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe të tjerë kanë debatuar me gardën. “Nuk është kazermë këtu”, dëgjohet të thotë deputeti Salianji. Kujtojmë që opozita sot ka thirrur protestë para parlamentit. Po ashtu deputetë kanë thënë se do të thërrasin popullin në derën e Parlamentit.