VIDEO/ Tirana ndez dritat e pemës së Krishtlindjes. Veliaj: Kur bashkëpunojmë, asgjë nuk na ndal

Periudha më e bukur e vitit erdhi sërish! Tirana ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftoi të gjithë që të jenë më solidarë, më të dashur dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu Tirana mund të kthehet në qytetin e ëndrrave.

“Kemi pasur një super vit për Tiranën si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”; kemi pasur në këtë shesh edhe Rita Orën e Dua Lipën. Tirana ka pasur finalen e futbollit të UEFA Conference Legue; nesër, pasi të ndezim këto drita, Tirana do t’i thotë mirë se erdhët në Shqipëri të gjithë liderëve të BE-së, që për herë të parë vijnë në Ballkan dhe kanë zgjedhur Tiranën, për të qenë sofra, dera e madhe, shtëpia e madhe që i mikpret të gjithë.

Kjo është Tirana jonë, miq! Unë e di që jo çdo gjë është perfekt. Por kur bashkëpunojmë, kur duhemi, kur mbështesim njeri-tjetrin, kur i themi njeri-tjetrit bravo të qoftë, jam krenar për ty, ec përpara, Tirana ecën përpara.

Ftesa për të gjithë, pavarësisht bindjeve është: Le ta përdorim këtë dhjetor për solidaritet, për dashuri me njeri tjetrin dhe për të kuptuar që kur ne bashkëpunojmë, nuk ka asgjë që i ndal shqiptarët, kur mblidhen në Tiranë dhe e kthejnë qytetin në qytetin e ëndrrave të tyre”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP