VIDEO/ Ujërat termale të Bënjës, Rama: Janë monumente natyre dhe destinacion që frekuentohet nga qindra vizitorë çdo ditë

Ujërat Termale të Bënjës, janë shndërruar në një destinacion mjaft të preferuar turistik në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ujërat Termale të Bënjës, ku shkruan se janë monument natyre dhe destinacion që frekuentohet nga qindra vizitorë çdo ditë. Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Langaricës. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj.

SHKARKO APP