VIDEO/ Veliaj me shqiptarët në Amerikë: Takim fantastik i Ramës, vota e diasporës është një mundësi e madhe

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin Balla dhe ambasadorin shqiptar në SHBA, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në New York. ”Mirënjohje Mark Gjonajt dhe gjithë shoqatave shqiptare për takimin fantastik të Kryeministrit Edi Rama me diasporën. Vota e diasporës është një mundësi e madhe që bashkatdhetarët jashtë vendit kanë për të qenë pjesë vendimtare në rrugëtimin Shqipëria 2030, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Forca shqipe. Regjistrohu tek atdheu.im për të qenë pjesë e historisë së diasporës”,-shkruan Veliaj.

SHKARKO APP