VIDEO/ Votimi i ministrave të rinj, Bardhi: Rama është mafioz. Nikolla përjashton kreun e grupit të PD

Ka nisur me debate seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për votimet e ministrave të rinj të qeverisë ”Rama 3”. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që të ketë një debat, por që nuk është lejuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas debatit me të, pasi e quajti Ramën si mafioz, Bardhi është përjashtuar nga seanca, por që po vijon që të qëndrojë në sallën e Kuvendit.

Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!

Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve Kuvendin, the jam sëmurë.

Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.

Bardhi: Tju vijë turp.

Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.

SHKARKO APP