VIDEO/ Zelensky lavdëron Edi Ramën: I tregove botës sesi duhet të trajtohet Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka komentuar në rrjete sociale, mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky takim është kthyer në një gjyq global kundër Rusisë. Kjo seancë po drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i cili që në nisje pati një përplasje me diplomatin rus në OKB.

Zelensky në një postim në faqen e tij në rrjetin X(twitter), shkruan: “I dashur Edi Rama, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”. Këtë e shoqëron edhe me videon përkatëse.

 

SHKARKO APP