VIDEO/ Zgjedhjet lokale, partia suedeze në konferencë me Berishën
Për zgjedhjet lokale, kryetari i PD-së Sali Berisha po merr pjesë këtë të dielë në konferencën e organizuar nga PD-ja, që mbështetet nga Fondacioni “Hjarl Hjalmarson” i partisë simotër suedeze “Moderaterna”.
Pjesë e ekipit suedez janë: Gustav Gothberg, deputet I Parlamentit Suedez; Asa Coenraads, ish deputete e Parlamentit Suedez dhe Andreas Celan, pjesë e Fondacionit Jarl Hjalmarson.
Temat janë “Gratë kandidate dhe fituese”drejtuar nga deputetja Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas së Shqipërisë dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” per drejtuesit e Tiranës me mbështetjen e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.