VIDEO/ Zhbllokohet sheshi ”Wilson” dhe ”Zogu i Zi”. Protestuesit mblidhen tek Bashkia e Tiranës

Sheshi ”Wilson” dhe ”Zogu i Zi”, pas mbi 2 orë protestë, tani është hapur për të lëvizuar mjetet. Tani protestuesit po mblidhen, ata që kanë mbetur tek Bashkia e Tiranës. Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.

Deputetët janë ndarë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Wilson” dhe “Pallati me Shigjeta”. Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një ore tashmë.

Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet. Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta. Deri më tani ka disa të shoqëruar nga policia, ndërsa një person është lënduar nga uji me presion.

SHKARKO APP