Mbështetësit e PS sulmojnë gazetarët për Tahirin. “Zhduku! Ta marr për leckash” (VIDEO)

Një skenë turpi, dëshmi e degradimit që po përjeton Saimir Tahiri, ka qenë ajo që ndodhi në dyert e kryesisë së Kuvendit sot paradite.
“Qelisë më të largët”, Tahiri ka vendosur t’i qëndrojë larg me një rezistencë mjerane, kur mban fjalime të përçartura për Gërdecin e 21 Janarin.
Në sfond i qëndron një turmë militantësh. Këta nuk meritojnë t’i quash as mbështëtës të trafikut të narkotikëve. Janë më shumë partiakë të sëmurë, nostalgjikë të mjerë të komunizmit dhe të përdhunuar psikologjikisht nga pushtetarët që shpërndajnë rroga dhe vende pune. Sot, ky grup njerëzish, të organizuar nga Partia Sociaiste e Tiranës sulmuan dhe ofenduan me histeri gazetarët,, të cilët pyesnin Tahirin për faktet dhe dëshmitë që i ka vënë përballë prokuroria.
Për më shumë shikoni videon, që dëshmon dhe fundin e politikanit Saimir Tahiri, të akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Lapsi.al

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1105481492910305/

SHKARKO APP