VIDEO/ Zv.kryeministri i Kosovës qëllohet me tortë dhe lëng frutash
Anëtarë të Partisë Social Demokrate në Kosovë kanë qëlluar me tortë dhe lëng frutash zv/kryeministrin Besnik Bislimi, teksa ky i fundit ka qenë duke u futur në një ndërtesë.
Ky aksion, sipas PSD-së, ka të bëjë me kundërshtimin e “Zajednicës”, që sipas tyre tashmë është pranuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin e 18 marsit në Ohër.
“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”.
PSD-ja ka thirrur protestë më 25 mars kundër arritjes së pajtimit mes Kurtit dhe Vuçiç për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.