Videoja e Lezhës që po trondit rrjetin, reagon Salianji: I gjithë territori në kontroll të bandave

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale. Në video duken persona të armatosur deri në dhëmbë, që janë futur brenda një lokali dhe kanë kryer kontrolle ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty, por nuk dihet nëse ishin nisur për të vrarë apo jo.

Salianji thotë se është e turpshme që deri tani s’ka pasur asnjë masë, asnjë reagim nga autoritetet.

Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rastin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat! Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshëm i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me bandat detyrohet dhe të behet zëdhënës i tyre“, shkruan Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pamje, personat e armatosur duken si vrasës me pagesë, të cilët po kërkojnë që të ekzekutojnë ndonjë qytetar, por pas kontrolleve që kryejnë duke u parë kartat e identitetit, duket se nuk e kanë gjetur personin që duan të vrasin. Ato janë kamufluar dhe mbajnë armë si Forcat Speciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me ngjarjen nuk ende asnjë denoncim në polici, ndërkohë që edhe nga blutë e Lezhës nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me videon që po qarkullon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?