Videoja nga Policia, PD: Fsheh tentimin e vr@sjes së deputetëve

Deputetët e opozitës akuzuan se gjatë mosbindjes së tyre në Kuvend, një polic tentoi të nxjerrë armën ndaj deputetëve, dhe më pas Policia e Shtetit reagoi me një deklaratë zyrtare. Në deklaratën e policisë theksohet se efektivi ishte me spray në brez, jo armë.

Partia Demokratike ka reaguar ndaj policisë, duke thënë se po tentohet të fshihet tentativa e vrasjes së deputetëve. Sipas PD, në video tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj.

”Garda nxjerr pistoletën në drejtim të deputetëve të opozitës. Video e publikuar nga Policia është mashtrim. Pamjet hedhin poshtë dizinformimin e shpërndarë në media. Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të gardistit i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj. Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?