Videolajm/Burgjet jo më vend për kriminelët. Drejtësia e dyshimtë

Figura të krimit po lënë qelitë. Ergys Kolaveri, i dënuar me 20 vite burg dhe Indrit Dokle, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm, kanë përfituar lirinë. Gjyqtarët e Tiranës konstatuan humbjen e fuqisë së masës së sigurisë ndaj 29-vjeçarit Kolaveri. Nga “arrest me burg”, ai do të mbahet në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike dhe me policë 24 orë. Kolaveri është i akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Gazmir Daçit, i cili në vitin 2015 i kishte ekzekutuar vëllain Valmirin dhe i la të plagosur vëllain tjetër Rolandin. Më 30 korrik të 2016-ës, ai akuzohet se ka tentuar ta vrasë Daçin, teksa ky i fundit ndodhej në burgun e Vaqarrit.

Indrit Dokle përfitoi lirinë 4 ditë më parë. Gjykata e Krujës, nga burg përjetë e konvertoi me 25 vite burg për sjellje të mirë por në fund gjyqtarja Enkeleda Hoxha, vendosi lirimin e tij, me arsyetimin se ka kryer 3/4 e dënimit dhe për sjellje të mirë. Ky vendim është kundërshtuar nga Prokuroria e Krujës, e cila ka ankimuar vendimin, duke thënë se nuk ka fakte që qëllimi i dënimit penal është realizuar me riedukimin e tij.

1-Kërkuesi është dënuar për vrasje me paramendim dhe krime të tjera të rënda.
2-I dënuari e ka kryer në bashkëpunim si dhe ka qënë pjesë e një “grupi të strukutuar krimiminal”.
3-Në përfundimit të gjykimit, Dokle nuk e ka pranuar veprën.

Prokuroria shprehet se Gjyqtarja Enkeleda Hoxha e ka trajtuar këtë çështje sipas bindjeve personale. Gjyqtarja Hoxha, e cila ende nuk ka dalë para Vetting-ut, ka liruar edhe figura të tjera të botës së krimit. Këto vendime kanë alarmuar edhe institucionet kryesore në vend. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Deri në reagimin e këtyre institucioneve, në ditët në vijim mund të lirohen edhe “të fortë të tjerë”, duke lënë vendet bosh në qelitë e “vipave”.

Lirohen të dënuarit për krime të rënda

https://arkiva.kohajone.com/lirimi-i-te-forteve-gjonaj-kembane-alarmi-gjyqtaret-te-ndiqen-penalisht/

SHKARKO APP