(VIDEO)Mediat spanjolle në kolaps pas koronavirusit, thirrje qeverisë: Nëse s’ndihmohemi tragjedi për demokracinë

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë europian më i prekur nga koronavirusi. Por kriza që ka përfshirë sektorin shëndetësor, nuk është e vetmja.
Mediat atje ndjehen të kërcënuara dhe kërkojnë ndihmën e qeverisë.
Organizatat e botuesve dhe shtypi spanjoll deklarojnë se pas koronavirusit reklamat kanë
rënë rrezikshëm
“Po kërcënohet ekzistenca jonë. Nëse s’ndihmohemi do të ndodhë një tragjedi për demokracinë. Janë anuluar 80% e reklamave”,- thonë presidenti i shoqatës së mediave informative, Antonio Fernandez Galiano.
Nëse vazhdohet kështu, thotë ai, atëherë mbyllja do të jetë e pa evitueshme dhe informacioni do të dëmtohet rëndë.
“Kur gazetaria është më e nevojshme se kurrë, kur cilësia e informacionit është më e kërkuar se kurrë dhe kur shërbimi i saj në funksion të publikut është më i vlerësuar, situata e mediave bëhet e papërballueshme”, shkruan e përditshmja “El Pais”.

SHKARKO APP