Vidhet ministria kundër vjedhjes!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas vjedhjes së kryer në parkun e Ministrisë së Brendshme të disa pajisjeve elektronike. Ai shprehet me ironi se pre e vjedhjeve ka rënë institucioni që është “kundër vjedhjes”. Me një shënim në “Facebook”, Salianji pohon se vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit të organizuar.

Postim i Salianjit: Vidhet ministria kundër vjedhjes!!! Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë! Qytetarët presin rend dhe siguri, presin që autoriteti i shtetit ti sigurojë mos vidhen, dhunohen, vriten, larg qoftë të presin dhe luftën ndaj krimit të organizuar, kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë se me këta qeveria është bashkëpunëtore… por vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit! Prandaj droga po vërshon nga katër anët dhe vrasjet me pagesë janë si blerjet në supermarket.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?