Vijojnë ditët përvëluese! Sot temperaturat deri në 42 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vijojnë ditët përvëluese në vendin tonë si pasojë e të nxehtit afrikan që ka mbërthyer Shqipërinë prej disa ditësh tashmë. Ditën e sotme do të ndihet një ulje e lehtë e temperaturave, por sërish vlerat maksimale do të shkojnë deri në 42 gradë celcius.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie me 1 gradë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21°C në 34°C, në zonat e ulëta nga 27°C në 41°C dhe në zonat bregdetare nga 29°C në 42°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 20°C në 37°C dhe në zonat e ulëta nga 23°C në 40°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?