Vijon bilanci pa viktima, veç 134 raste aktive në mbarë Shqipërinë
Vijon bilanci pozitiv i zero viktimave nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga virusi vdekjeprurës, si dhe janë kryer 2,962 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has”.
Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid-19 në vend, dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.
”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.
Statistika (16 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,962
Testime totale 765,938
Raste pozitive 132,476
Raste të shëruara 129,888
Raste aktive 134
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 41
Berat 15
Durrës 11
Lezhë 6
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1