Vijon debati për “oligarkët”, PD i përgjigjet Ramës: Në 5 vjet u dhanë 300 mln euro për kokë

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes ekspertit të ekonomisë, Dorian Teliti, lidhur me debatin e përfshirë mes palëve për oligarkët.

Në 7 vite Edi Rama ka dhënë 3 miliardë euro për 10 oligarkë. Mesatarisht 300 milionë euro për kokë. Këto janë faktet.

Paratë që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët dhe biznesi në krizë, Edi Rama vazhdon t’i ndajë me oligarkët dhe mafien e inceneratorëve. Prandaj Shqipëria është në krizë.

Zgjidhja: largimi i tij dhe kthimi i parave të taksapaguesve te njerëzit në nevojë dhe biznesi.” -shkruan Teliti.

SHKARKO APP