Vijon përplasja në Velipojë/Një grua humb ndjenjat. Policia hedh gaz lotsjellës
Gaz lotsjellës, dhunë dhe kaos. Kjo është situata në Velipojë, ku ka përplasje të forta mes pronarëve dhe policisë. IKMT ka ndërmarrë një aksion prej ditës së djeshme për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe sot janë prishur disa godina.
Pronarët kanë kundërshtuar prishjen dhe janë përplasur me policinë. Raportohet për qytetarë të lënduar, ndërsa një grua ka humbur ndjenjat. Policia ka lëshuar gaz lotsjellës. Policia më pas ka arritur që të largojë njerëzit dhe në fund ka prishur objektet. Pronarët pretendojnë se janë në procese ligjore për legalizimin e tyre.
Kryetarja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi më herët tha se ky aksion është i paligjshëm dhe do bëjë padi. Ademi ka kërkuar që të kalojë dhe ky sezon veror dhe më pas të prishen ndërtimet që mund të jenë pa leje duke marrë parasysh dhe krizën në turizëm.