Vijon procesi i zgjedhjeve për kreun e LSI dhe forumet drejtuese, ja sa anëtarë kanë votuar deri më tani
Prej orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të shtune ka nisur procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.
Teksa kanë kaluar më shumë se dy orë nga zgjedhjet brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, partia jep të dhënat e para për pjesëmarrjen në votime. LSI njofton se deri në orë 11:15 kanë votuar 5435 anëtarë të partisë, për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe forumeve drejtuese.
Ka qenë kryetarja e KQZ-së në LSI, Silva Caka, e cila ka bërë me dije shifrat për çdo qark të vendit.
“Në qarkun e Dibrës kanë votuar deri më tani 179 anëtarë. Në Qarkun Lezhë kanë marrë pjesë deri më tani në zgjedhje 365 anëtarë. Në Shkodër 361 anëtarë. Në Kukës 107 anëtarë. Në Qarkun e Elbasanit kanë votuar 504 anëtarë. Në qarkun e Beratit hedhur votën e tyre 347 anëtarë. Në Qarkun e Tiranës kemi 1258 anëtarë që kanë shprehur vullnetin e tyre. Në Qarkun e Fierit 546 anëtarë ndërsa në Qarkun Durrës 457 anëtarë. Në Qarkun e Gjirokastrës 306 anëtarë kanë marrë pjesë në zgjedhje. Në Qarkun e Vlorës janë paraqitur deri më tani 512 anëtarë në qendrat e votimit. Ndërsa në Qarkun e Korçës janë regjistruar 495 anëtarë që kanë votuar deri më tani“, ka thënë znj. Caka.