Vijon protesta e banorëve te Unaza e Re (VIDEO)
Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re kanë dalë sërish sot në protestë kundër vendimit të qeverisë.
Banorët kërkojnë që Bashkia e Tiranës dhe Qeveria t’i dëmshpërblejnë për humbjen e godinave më vlerën e tregut që kanë banesat në këtë zonë dhe jo me shifrat që janë miratua nga institucionet.
Ashtu si edhe në ditët e tjera, pjesë e protestës janë dhe deputetë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.