Vijon protesta e banorëve te Unaza e Re (VIDEO)

Banorët e zonës së “Astrit” kanë nisur protestën e radhës kundër shembjes së banesave që preken nga projekti i qeverisë për Unazën e Re.

Edhe pse reshjet e shiut janë të mëdha sot në Tiranë, qindra banorë kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë që Qeveria ti dëmshpërblejë plotësisht për banesat që i kanë në pronësi.

Banorët mbajtën të bllokuar rrugën siç kanë bërë për 24 ditë me radhë, ndërkohë që kanë kërkuar nga qeveria kompensim 100% të shtëpive të tyre. “Nuk na përçani dot”, “Jug, veri jemi një” e “do t’i mbrojmë shtëpitë me gjak”, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve.

Për vijimin e projektit të Unazës së Re, ARRSH ka vijuar me heqjen e shtyllave të ndriçimit, si dhe me prishjen e disa banesave, pronarët e të cilave pranuan bonusin e qirasë nga Bashkia Tiranë dhe strehimin në banesat sociale. Në mbështetje të banorëve që protestojnë janë edhe deputetë të opozitës.

Pjesa kryesore e televizioneve në vend nuk kanë dhënë asnjë pamje nga tubimi i sotëm. Në këtë situatë bojkoti ndaj banorëve, Partia Demokratike po e transmeton live në rrjetet sociale protestën e qytetarëve.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/257233654952348/

SHKARKO APP