Vijon protesta në aksin Thumanë-Kashar, qytetarët bllokojnë autostradën
Edhe këtë të martë banorët e zonës pranë aksit Thumanë-Kashar, kanë dalë sërish në protestë, teksa ende nuk kanë një përgjigje për kërkesën e tyre. Qytetarë të shumtë janë vendosur pranë aksit, ndërsa forcat e policisë nuk kanë arritur t’i ndalojnë nga bllokimi i qarkullimit të mjeteve. Banorët kanë thënë vazhdimisht se ndërtimi i autostradës ka bllokuar aksesin e tyre në rrugën e re dhe ka çuar drejt falimentimit të bizneseve të tyre. Ata duan hyrje-dalje në autostradë për të vijuar aktivitetet e tyre të përditshme.