Vijon seanca për shkarkimin e Presidentit. Gjykata Kushtetuese i drejtohet mazhorancës me disa pyetje
Relatori i çështjes për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Përparim Kalo u është drejtuar përfaqësuesve të Kuvendit dhe mazhorancës me një sërë pyetjesh për çështje procedurale.
Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, Kalo ka kërkuar sqarim mbi një sërë çështjesh, që nga ngritja e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e kreut të shtetit, e deri tek pretendimi i mazhorancës për përfshirjen e Metës në veprimtari zgjedhore gjatë 25 prillit.
“Pse konsiderohet veprimtari zgjedhore angazhimi i presidentit? Kalo: A mund ta sqaroni bazën ligjore mbi te cilët është ngritur komisioni hetimor? A është e detyrueshme prania e presidentit ne procedurat përkatëse, ne komisionin e ligjeve, atë hetimor dhe seance plenare? A mund te shtyhej afati për te mundësuar dëgjimin e presidentit? A janë respektuar afatet dhe rregulloret për përcaktimin e seancës për shkarkimin e presidentit? Ne raportin e komisionit hetimor flitet për një numër shkeljesh te renda ndërsa përdoret njëjësi. Cili ka qene qëllimi i përdorimit te njëjësit ne raport? Ne zbatimin e dispozitave kushtetuese ligjvënësi shfaqet dhe si interpretuesi i pare i shkeljes por a janë përdorur metoda te tjera për t’i evidentuar këto shkelje? Cilat janë interesat e presidentit?”, janë disa nga pyetjet e Kalos.
Lidhur me këto pyetje, përfaqësuesit e Kuvendit kërkojnë 2 orë kohë për t’iu dhënë përgjigje.