Viktima e 3 nga COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 71-vjeçar
Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas ministrisë, pacienti cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar. “71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension”,- thuhet në njotimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
KOHA JONË SONDAZH

