Viktima e parë me koronavirus në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në facebook, pasi Shqipëria shënoi viktimën e parë me koronavirusin COVID-19.

Ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve, kreu i shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19.

Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira!

Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!

SHKARKO APP