Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën 60-vjeçari

Zjarret në Shqipëri kanë shkaktuar viktimën e parë. 60-vjeçari nga Gjirokastra humbi jetën nga asfiksia. Andrea Haxhiaj nga fshati ”Asim Zenel” nuk mundi ti mbijetonte flakëve, ndërsa e plagosur ka mbetur bashkëshortja e tij.

Të gjithë banorët që preken nga zjarri në Lunxheri duhet të evakuohen pasi flakët janë përhapur edhe më shumë duke rrezikuar banesat.

Ky është urdhri i prerë i Ministritë të Mbrojtjes, Peleshi i cili ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.

SHKARKO APP