Viktimat nga moti, Presidenti Bajram Begaj telegram ngushëllimi familjes Rushaj
Viktimat nga moti i keq, Pjetër dhe Jason Rushaj, u kanë vënë një brengë familjarëve që janë të tronditur nga kjo humbje. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Rushaj.
‘‘Të dashur familjarë të të ndjerëve Pjetër e Jason! Më trishtim të thellë përjetova lajmin e humbjes tragjike të jetës së dy pjesëtarëve të familjes tuaj, për shkak të reshjeve të rrëmbyera të ditëve të fundit. Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e babait dhe birit tuaj! Në këto momente kaq të vështira që po kaloni, përmes këtij mesazhi dëshiroj të jem sa më pranë jush”,-shkruhet në telegramin e presidentit Begaj.
Babë e bir humbën jetën ditën e dielë (19 nëntor), pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e ujit në Grykë Lugje në Malësinë e Madhe.