Viktimat nga përmbytjet në Gjermani/ Meta: Ngushëllime, lutemi që të mos ketë më humbje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për humbjet në Gjermani nga përmbytjet. Vendi po përballet me një mot katastrofik, ku stuhitë dhe përmbytjet masive kanë lënë pas deri më tani 58 viktima dhe qindra të zhdukur. Kreu i shtetit lutet që të mos ketë më shtim të bilancit të jetëve të humbura.

Postimi i plotë

Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.

Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh.

SHKARKO APP