Viktor Tusha ndez Mirditën, qytetarët përkrah LSI-së: Votoni të ardhmen e duhur
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj, zhvilloi sot një takim madhështor në Mirditë, ku është pritur me entuziazëm dhe ovacione nga mbështetës të LSI-së dhe banorë të shumtë të këtij qyteti.
Në takimin e zhvilluar me ta, Tushaj i njohu me programin qeverisës së LSI-së, në themel të së cilit është ekonomia e shqiptarëve dhe nxjerrja e vendit nga gremina ku e ka çuar sekti i rilindjes që udhëhiqet nga Edi Rama.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës së premte, përmes rrjeteve sociale, kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Mirditës do të shprehej se edhe 9 ditë e ndajnë vendin dhe nga dita për të bërë Lezhën shtëpinë e fëmijëve tanë.
“9 ditë na ndajnë nga dita për të bërë Lezhën shtëpinë e fëmijëve tanë.
Voto të ardhmen e duhur!
Voto Nr. 1, Viktor Tushaj!”, thekson në mesazhin e tij kandidati i LSI-së në Qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj.
➖ 9️⃣ Dite na ndajne nga dita per te bere Lezhen shtepine e femijeve tane.
❗VOTO TE ARDHMEN E DUHUR ❗
✅ VOTO NR 1 VIKTOR TUSHAJ ✅Pubblicato da Viktor Tushaj su Venerdì 16 aprile 2021