Viktor Tusha: Vëmendja ndaj mjedisit, është vëmendje ndaj shëndetit
Në kuader të nismës “Ta Pastrojmë Shqipërinë Në Një Ditë” më 12 maj, e iniciuar nga GREEN LINE Albania në Lezhë u zhvillua një aktivitet sensibilizues me qëllim ndergjegjësimin qytetarë, që të jenë të kujdesshëm për ruajtjen dhe mbajtjen paster të mjedisit ku jetojmë.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin autoritete të shumta vendore, shoqata të ndryshme, të rinj të qytetit, të cilët dhanë edhe mesazhet e tyre të rastit, duke iu bërë thirrje qytetareve, që ta kthejnë në një kulturë vetjake dhe shoqerore mbajtjen pastër të mjedisit që na rrethon.
Koordinatorja e nismës “Ta Pastrojmë Shqiperinë Në Një Dite”, tha se kjo është një iniciative që kërkon mbështetjen e të gjithëve dhe se pastrimi i territorit, duhet të jetë një angazhim i përgjithshëm.
Nderkohe Kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj, e cilesoi si një datë të rednesishme 22 majin, gjatë së cilës ashtu siç është kthyer në një traditë tashmë do të bëhet pastrimi i qytetit dhe zonave bregdetare.
“Kjo Levizje ka të gjithë përkrahjen e Bashkisë së Lezhës, pavaresisht se nuk bashkohem me sloganin “Ta Pastrojmë Shqiperinë Në Një Ditë”, sepse përvec mesazhit që jep sot kjo lëvizje, Shqipëria nuk pastrohet në një ditë. Në një ditë të gjithë përpiqemi të sensibilizojmë qytetarët, mbarë opinionin publik se sa e rendesishme është vëmendja ndaj mjedisit,- tha në fjalën e tij Tushaj.
Besoj se shqiptaret, qytetaret lezhjanë dita-ditës po ndergjegjësohen për nevojën e mbajtjes së mjediseve tona paster,- shtoi kryebashkiaku Tushaj.
Ai falenderoi institucionet publike për mbeshtetjen dhe angazhimin e tyre për të pastruar qytetin apo rrethinat e tij, pasi është një iniciativë që ndikon drejpërdrejt në edukimin e qytetar dhe sensibilizimin e tyre.
Më tej Kryebashkiaku i Lezhës theksoi se bashkia është e angazhuar maksimalisht ndaj pastrimit të ambjentit dhe ka qenë vazhimisht e vëmendshme ndaj përmirësimit të infrastrukturave mjedisore.
Ne po bëjmë përpjekje për kualifikimin e mjediseve me qëllim që të përformojmë ndryshe që të kenë një kosto më të ulët në mirembajtje por në mënyrë të vecantë të ndryshojmë imazhin historik të qytetit të Lezhës. Vemendja ndaj mjedisit është vemendje ndaj shendetit, mbylli fjalen e tij z. Tushaj.
Nderkohe mesazhe sensibilizuese dhanë edhe Drejtori i Arsimit Bardhok Pulaj dhe Drejtori i Agjensisë Rajonale të Mjedisit Arben Kola. Ata vlerësuan iniciativen e 22 majit, ndërsa kërkuan që si kjo datë në kalendar të jenë të shënuara edhe shumë të tjera në menyrë që ndikimi në mjedis të jetë i dukshëm.
Prej vitesh kjo iniciativë është vënë në zbatim konkret në qytetin e Lezhës, ku administratat e institucioneve, shkollat, bizneset private apo edhe shoqeria civile bëhen pjesë e aksionit të pastrimit kryesisht në zonat që njihen si delikate, sic është edhe bregdeti.
Në fakt zonat bregdetare të Shengjinit apo të Tales si pasojë e mungesës së vemendjes nga pushteti vendor aktual, kanë problematika të shumta të këtij lloji, ndërsa me çeljen e sezonit turistik situata pritet të përkeqësohet duke qënë se nuk ekziston një autoritet i posaçem mbikqyrës për ruajtjen e mjedisit dhe shmangien e kaosit që krijohet nga mbeturinat, gjë që krijon një panoramë të pakëndshme për pushuesit e sidomos për turistet e huaj.