VIKTOR TUSHAJ FIRMOS KONTRATEN ME TE RINJTE
Kontrata me të rinjtë e Komitetit Rinor e planifikuar të firmosej nga dy kandidatet për bashkinë e Lezhës, është firmosur vetem nga kandidati i Mazhorances, z.Viktor Tushaj i cili ishte edhe pjesë e debatit të organizuar nga të rinjtë.
Megjithë mungesën e kandidatit të opozites Fran Frrokaj, takimi ka vijuar normalisht, ku të rinjtë ngritën problematikat që ata i shohin si shqetesime aktuale, siç jane mungesa e këndeve sportive, hapësirat e gjelberta, vendparkimet për automjetet, ngritja e qendres për informimin e turistëve, përmirësimi i sinjalistikes rrugore, ndriçimi i rrugeve, krijimi i lehtësirave në rruge për personat me aftësi të kufizuara etj, për të cilat morën zotimin e Kandidatit të Aleances për Shqipërinë Europiane Viktor Tushaj, se në kater vitet e ardhshme do të jenë pjesë e objektivave të tij për ti realizuar.
Duke patur parasysh keto kerkesa, z. Tushaj iu pergjigj të rinjëve mbi strategjitë dhe objektivat që ka për të realizuar jo vetem keto kerkesa qe shihen si primare nga këta të fundit, por edhe shumë të tjera të nevojshme për bashkinë e madhe dhe banoret e saj.
Kandidati Viktor Tushaj falenderoi të rinjtë e Komitetit Rinor për ndërmarrjen e kësaj iniciative dhe aksioneve të njëpasnjeshme në sherbim të komunitetit që ata bejnë vazhdimisht. Një kryetar bashkie sipas tij nuk mund të jetë i suksesshem nese nuk merr parasysh problematikat që kanë qytetaret e njesise që administron.
“Prej vitesh në pozicionin e kryebashkiakut jam perpjekur që të krijoj kushtet e përshtatshme në shkolla dhe faktet flasin vetë, në këto tetë vite situata është përmiresuar ndjeshëm. Ndërtimi i shkollave të reja bashkë me palestra dhe rikonstruksioni i shumë të tjerave kanë ndikuar pozitivisht në procesin mësimor-edukativ”,- tha Tushaj.
“Jam i vetëdijshëm se hapesirat sportive të krijuara në qytet janë të pamjaftueshme për të rinjtë, por duke qenë një bashki e madhe në vijim, duhet të mendojmë edhe për shkollat e njësive vendore, të cilat nuk iu afrohen standarteve që kërkohen’’,-shtoi me tej Kandidati Viktor Tushaj.
Sa i takon pyetjes së të rinjëve mbi krijimin e hapesirave të gjelberta, Tushaj u pergjigj bindshem se kualifikimi i tyre po bëhet konform standarteve europiane. Sipas tij qëndra e qytetit bashkë me lulishtet e prezantojnë më së miri qytetin e Lezhës dhe janë krenaria e tij.
Një tjeter çështje e ngritur si problem që sipas të rinjëve duhet të marrë zgjidhje, ishte edhe mungesa e parkingjeve.
Sipas kandidatit Viktor Tushaj, në project për tu realizuar janë dy parkingje, njëri në brendësi të qytetit e tjetri në afërsi të tij, ndersa po shihet e udhes që rruget kryesore ku cdo ditë parkohen makina pa kriter, të jepen me koncesion në menyre që ti jepet mundësia cdo qytetari që të vijë në Lezhë e të kryeje shërbimet që i nevojiten pa hasur problemin e mungeses së parkingjeve apo trafikun e rënduar.
Sipas tij në projektet e së ardhmes, për tu realizuar në mandatin e ri, është edhe perfeksionimi i transportit publik, gjë që sipas tij ul koston e gjithesecilit prej qytetarëve, por edhe shmang kaosin në rruget e qytetit dhe jo vetëm. Në projekt është ndërtimi i një terminali autobusësh, që lehtëson transportin e udhëtareve,- tha me tej Tushaj referuar temës së parkingjeve.
Sinjalistika dhe ndricimi në qytet ishin një tjetër çeshtje e ngritur nga të rinjtë, që mori edhe përgjigje të menjehershme nga kandidati i mazhorances.
Sipas tij me përfundimin e investimeve që po bëhen në sheshin kryesor dhe disa rrugë të qytetit, do të vendoset edhe sinjalistika dhe ndriçimi i parametrave të duhur, një ndricim i standarteve bashkëkohore i cili kursen energjinë elektrike.
Sa i takon ngritjes së një qendre për informimin e vizitorëve, Tushaj tha se po behet gjithcka që turistët e shumtë që vizitojnë Lezhën dhe resurset e saj të dinë të orientohen dhe të gjejnë pikat strategjike të turizmit për të cilat janë të interesuar.
“Lezha ka resurse të shumta turistike, duke filluar nga trashegimia historiko-kulturore, e për të vijuar me pasuritë natyrore, si detin apo lagunat, që janë perlat më të cilat Lezha krenohet dhe që premton shumë në zhvillimin e turizmit dhe në zhvillimin ekonomik të zonës,-u shpreh Tushaj.
Ndersa një tjetër çeshtje e ngritur nga të rinjtë e Komitetit Rinor në Lezhë ishte edhe krijimi i infrastruktures së nevojshme në ambjentet publike për personat me aftesi të kufizuara.
Kandidati Tushaj tha se në projektet që po implementohen në Lezhë janë të parashikuara edhe hapsirat e nevojshme të destinuara për personat me aftesi ndryshe, në menyrë që ata të mos hasin vështirësi në lëvizje.
Kandidati i Mazhorances për bashkinë e Lezhës teksa firmosi kontraten me të rinjtë, ai premtoi se të gjitha çeshtjet e lartpërmëndura dhe të parashtruara për zgjidhje, do të jene të përfshira në programin e bashkisë së Lezhës dhe do të gjejnë edhe realizim. Lezha është e qytetareve, Lezha është e të rinjëve dhe kerkesat tuaja përkthehen në angazhim të pakushtëzuar nga ana jonë