Viktor Tushaj: KAS po “qëndis” me kujdes masakrën e 25 prillit. S’ka paqe në këtë vend pa bërë trasparencën e zgjedhjeve

KAS vendosi sot për rinumërimin e 114 kutive të fletëve të votimit në qarkun e Beratit. Ndërkohë ish-kandidati i LSI në Lezhë thotë se KAS po “qendis” me kujdes masakrën e 25 prillit.

Më tej, Tushaj shton se “Partia në pushtet, Rilindja, ka tjetërsuar vullnetin e qytetarve shqiptarë dhe s’ka për të patur paqe në këtë vend pa bërë trasparencën e zgjedhjeve dhe dekriminalimin e tyre“.

Reagimi i plotë i Viktor Tushajt në Facebook: 

KAS po “qendis” me kujdes masakrën e 25 prillit. Shkeljet monstruoze në komisionet e votimit dhe të numërimit, kërcënini e shantazhi, blerjet e joshjet me legalizime e para tërmeti, përdorimi i të dhënave personale nga patronazhistët e famshëm, etj etj. nuk janë asgjë thotë KAS. Çfarë duhet të bëjë tjetër opzita për të bindë KAS e SPAK se koha për të vepruar është tani? Si mund të mbyllen sytë para një procesi kriminal zgjedhor? Partia në pushtet, Rilindja, ka tjetërsuar vullnetin e qytetarve shqiptarë dhe s’ka për të patur paqe në këtë vend pa bërë trasparencën e zgjedhjeve dhe dekriminalimin e tyre.

SHKARKO APP